
Pas marrëveshjes së para një viti mes Kosovës dhe fermerëve të Shishtavecit, këta të fundit kanë lidhur kontratë për shitjen e patates së prodhuar që do mbajë logon e zonës së Kukësit. Fermerëve iu është dhënë fara e patates falas, ndërkohë që gjetja e tregut iu lehtëson shumë punën. Dilaman Nela, kryetar i komunës Shishtavecit: “Bashkëpunimi është një promotor i madh i zhvillimit ekonomik mes Shqipërisë e Kosovës. Është mirë të kemi një treg ekonomik të përbashkët“. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qeman Minxhozi, që është edhe iniciatori i projektit të përbashkët Shqipëri-Kosovë vlerëson se marrëveshje i hap rrugën tregtisë pa kufij. Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë: “Një bashkim ekonomik real që mendojmë të ofrojmë në të ardhmen po realizohet so këtu në Shishtavec, njerëzit në fillim ishin skeptikë por tani janë më entuziastë se fara e patates ka ardhur falas e në shtator pasi të ketë përfunduar prodhimi pritet patatja të blihet në vend“. Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/
0 comments:
Post a Comment