Contact Form

Name

Email *

Message *

Kukës, brenda 18 muajsh premtohet rruga e Shishtavecit- RTV Ora News- Lajmi i fundit-

Kukës - Kanë rinisur me intensitet punimet për ndërtimin e dy loteve të rrugës Kukës - Shishtavec, që nisin nga Ura e Belaj-ve deri në Shishtavec, dhe pritet që të ndikojnë duke shkurtuar gjatësinë e rrugës dhe cilësinë e udhëtimit. Aksi është financim i KFË dhe IPA 2009 nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Sipas Prefektit, Safet Gjici, qarku i Kukësit është kthyer në një kantier ndërtimi, duke qenë se shumë segmente rrugore janë në rikonstruksion. Banorët e zonës dhe kreu i komunës Shishtavec, thonë se kjo rrugë do të ndikojë shumë pozitivisht në zhvillimin e zonës, kryesisht të sektorit të turizmit. Rruga Kukës-Shishtavec, është 38 kilometra e gjatë dhe janë rreth 12 mijë banorë që lidhen me qytetin, përmes kësaj rruge. Ajo nisi së ndërtuari në vitin 2007 dhe duhej të përfundonte në vitin 2009, por për shkak të mungesës së fondeve u la në mes. Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/
    Blogger Comments
    Facebook Comments

0 comments:

Post a Comment

 
Copyright © 2016. RadioMoravaRadioMorava - All Rights Reserved
Template Created by ThemeXpose