
Një piste gjigante me dëbore në Shishtavec të Kukësit ka qenë vendi ku u zhvillua kampionati i skive. Gjithsej në garë ishin 5 ekipe, ku 4 ekipe nga Komuna Shishtavec dhe një ekip nga Korça, mes tyre dhe shumë femra garuan për vendin e parë ne këtë sport të ri në vendin tonë. Sipas drejtuesve vendorë të Kukësit, ky sport po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit malor në zonën e Shishtavecit, që ka resurse të mëdha edhe për turizmin veror. Ndërkohë që skiatorë të të gjitha moshave kanë garuar mes tyre në këtë kompeticion të sportit dimëror të skive, janë shprehur se ndërtimi i një piste profesionale skijimi, do të ishte një mundësi e mirë për të organizuar kampionate kombëtare e ndërkombëtare. Vitet e fundit zonat malore në veri dhe juglindje po ushtrojnë sportin e skive edhe si mënyre për tërheqjen e turisteve dhe zhvillimin e zonave të tyre.
0 comments:
Post a Comment