Contact Form

Name

Email *

Message *

A1 Report - Eksodi, Nishani: Ta ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë

“Ta ndërtojnë të ardhmen në vendin tonë”. Kështu deklaroi presidenti Bujar Nishani gjatë një takimi me banorët e komunës Shishtavec në Kukës. Kreu i shtetit iu bëri thirrje njerëzve të mos largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore. Por presidenti Nishani ishte i ashpër dhe me zyrtarët, ndërsa theksoi se ata duhet të dalin nga zyrat e tyre e të takojnë banorët. “Duhet të flasim me qytetarët, t’i bindim ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Ne të gjithë, përfaqësues shteti apo edhe politikanë duhet t’u japim garanci shqiptarëve për një jetë më të mirë në të ardhmen e tyre”, është shprehur Presidenti Nishani, i cili ka shtuar se për të ndalur këtë eksod duhet angazhim dhe projekte zhvillimore ndaj vendit. Nga qarku i Kukësit janë larguar mijëra banorë për një jetë më të mirë. Vetëm nga komuna e Shishtavecit janë larguar mbi 250 banorë.
    Blogger Comments
    Facebook Comments

0 comments:

Post a Comment

 
Copyright © 2016. RadioMoravaRadioMorava - All Rights Reserved
Template Created by ThemeXpose